Aktiviteti i biznesit në Eurozonë u përshpejtua muajin e kaluar pasi industria dominuese e shërbimeve të bllokut përfitoi nga një lehtësim i mëtejshëm i kufizimeve të pandemisë COVID-19, duke kompensuar një frenim në rritjen e prodhimit.

Indeksi përfundimtar i përbërë i menaxherëve të blerjeve i S&P Global, i parë si një matës i mirë i shëndetit ekonomik, u rrit në 55.8 pikë në prill nga 54.9 pikë në mars, që përputhet me një vlerësim paraprak. Çdo nivel mbi 50 tregon rritje.

“Ekonomia e Eurozonës ka treguar elasticitet befasues përballë luftës Ukrainë-Rusi, falë një zgjerimi të aktivitetit të sektorit të shërbimeve pasi masat e kontrollit të virusit u lehtësuan më tej gjatë prillit”, tha Chris Williamson, kryeekonomist i biznesit në S&P Global.

Reklama
Reklama

Me kthimin e jetës në normalitet pas lehtësimit të kufizimeve të COVID-19, optimizmi u përmirësua dhe nën-indeksi i pritjeve të biznesit të shërbimeve u rrit në 62.3 pikë nga 60.8 pikë.

Por, firmat ende po përballen me kosto në rritje dhe një pjesë të kësaj barre ua kaluan konsumatorëve, kështu që indeksi i përbërë i çmimeve të prodhimit u rrit në 68.5 pikë nga 65.7 pikë, më i larti deri tani që kur S&P Global filloi të përpunonte të dhënat në fund të vitit 2002.

Këto të dhëna mund të ndikojnë në vendimin e Bankës Qendrore Evropiane për të shtrënguar politikën e saj monetare pasi inflacioni në Eurozonë ishte 7.5 për qind muajin e kaluar, pothuajse katër herë më shumë se objektivi i BQE-së prej 2 pikë. /Scan TV/

Reklama
Reklama