LAJMI I FUNDIT:

Rregulli i panjohur i pasaportës mund të lehtësojë kalimin e Davies tek Real Madridi

Rregulli i panjohur i pasaportës mund të lehtësojë kalimin e Davies tek Real Madridi

Real Madridi do të vazhdojë t’i jap prioritet në vitin 2024 transferimit të mbrojtësit të Bayern Munichut, Alphonso Davies.

“Los Blancos” e kanë ndjekur reprezentuesin kanadez që nga fillimi i sezonit, pasi kontrata e tij me Bayernin skadon në vitin 2025.


Të dyja klubet janë duke pritur vendimin e Davies, teksa bisedimet për zgjatjen e kontratës së 23-vjeçarit besohet se kanë ngecur.

Marrëveshja e mëparshme e Bayernit për një pagë prej 12 milionë eurosh ka mbetur pezull sipas ekspertit të Bundesligas, Christian Falk, dhe Real Madridi po synon të shfrytëzojë miqësinë e David Alabas me Davies, që të realizojnë transferimin.

Ancelotti pritet të bëjë një ndryshim të madh në formacion për finalen ndaj Barcelonës
Lexo po ashtu Ancelotti pritet të bëjë një ndryshim të madh në formacion për finalen ndaj Barcelonës

Real Madridi ka punuar me kujdes për t’u siguruar që lojtarët të mos kenë probleme dhe të kualifikohen si lojtar brenda BE-së, siç ishte rasti me Jude Bellingham për shkak të prejardhjes së tij irlandeze.

Kombësia e përbashkët kanadeze dhe liberiane e Daviesit i lehtëson atij kalimin në Spanjë, nëpërmjet Marrëveshjes së Cotonou-së midis BE-së dhe 78 vendeve afrikane, Karaibe dhe Paqësorit, e cila i mundëson atij të zërë një vend në ekip si lojtar i BE-së.

Davies u transferua tek Bayerni në vitin 2019 nga ekipi amerikan Vancouver për shumën e 14 milionë eurove dhe deri më tani ka 28 asistime dhe tetë gola të shënuar./Telegrafi/