LAJMI I FUNDIT:

Roshi lë shenjë në Rusi, shënon gol në debutim (Video)

Roshi lë shenjë në Rusi, shënon gol në debutim (Video)

Odise Roshit i janë dashur vetëm dy ditë për t’u bërë protagonist me skuadrën e Terek Groznit, pasi ka shënuar golin e parë me rusët qysh në debutim.

Mesfushori nga Fieri ka firmosur për ekipin çeçen gjatë të premtes dhe shkëlqeu që në ndeshjen e parë me fanellën e kësaj skuadre, në një miqësore që u luajt sot  kundër skuadrës italiane, Bologna.


Roshi nuk e filloi ndeshjen, por u fut në fushë ne pjesën e dytë të ndeshjes, ku iu deshën vetëm pak minuta për të lënë menjëherë shenjë, pasi në minutën e 71-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, u gjend në vendin e duhur për të dërguar topin në rrjetën e portës së skuadrës italiane.

Ky ishte edhe goli i fitores për skuadrën ruse, pasi ndeshja përfundoi 1¬0 për Terek Groznit në këtë miqësore të zhvilluar në Itali.

Pas kësaj miqësore, skuadra ku luan edhe shqiptari tjetër, Bekim Balaj, do të udhëtojë nesër drejt Rusisë, për të mbyllur atje përgatitjet para fillimit të sezonit të ri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori