LAJMI I FUNDIT:

Ronaldinho feston ditëlindjen, shijoni golat e tij më të bukur (Video)

Ronaldinho feston ditëlindjen, shijoni golat e tij më të bukur (Video)
NEW YORK, NY - SEPTEMBER 07: Ronaldhino displays his customized jersey at Niketown to celebrate the Club's arrival to New York on September 7, 2016 in New York City. (Photo by Jeff Zelevansky/Getty Images for FC Barcelona)

Njëri prej futbollistëve më të mirë në botë, Ronaldinho, i ka mbushur 37 vjet.

Ronaldo de Assis Moreira lindi më 21 mars 1980 në Porto Alegre, kryeqytetin e Rio Grande do Sul, në Brazil.


Gjatë karrierës, ai ka veshur fanellat e klubeve, si Paris Saint-Germain, Barcelona dhe Milan.

Ndër tjerash, i ka fituar dy tituj të La Ligas, një të Serie A, një të Ligës së Kampionëve, si edhe Kupën e Botës.

Nga çmimet e shumta individuale, dy herë është shpallur lojtari më i mirë i vitit nga FIFA, si edhe e ka fituar Topin e Artë.

Zyrtare: Ronaldinho kthehet te Barcelona
Lexo po ashtu Zyrtare: Ronaldinho kthehet te Barcelona

Aktualisht ai është ambasador i Barcelonës, pozitë për të cilën ka nënshkruar në shtator të vitit 2016.

Më poshtë ju ftojmë t’i shikoni disa prej golave më të bukur të karrierës së Ronaldinhos, si edhe aftësitë e papërsëritshme të tij me top. /Telegrafi/