Kur u duk se romanca mes Indrit dhe Vanesës po merrte formë dhe po finalizohej brenda “Ferma VIP”, situata ka marrë një kthesë të papritur.

Pas puthjes së shkëmbyer mbrëmjen e djeshme, dyshja ka zhvilluar një bisedë të gjatë dhe të hapur, ku aktori Indri është shprehur se nuk është gati për një marrëdhënie të tillë në këto kushte dhe se nuk dëshiron që mes tyre të krijohen iluzione.


Kjo deklaratë duket se e ka vendosur marrëdhënien e tyre në një pikëpyetje, duke e zbehur entuziazmin që kishte nisur të krijohej pas afrimit të fundit.

Në anën tjetër, Vanesa ka folur me ton serioz dhe të vendosur, duke thënë se është e gatshme të ndërpresë marrëdhënien me partnerin që ka jashtë, një temë që prej ditësh ka nxitur diskutime si brenda fermës, ashtu edhe në rrjetet sociale.

- YouTube youtu.be

Ajo u shpreh se, sapo të dalë nga formati, do të ketë një sqarim me personin jashtë, pasi sipas saj “e meriton”, por theksoi se nuk e kishte imagjinuar veten në një situatë të tillë.

“Kur të dal, me atë person do e kem një telefonatë, një sqarim, sepse e meriton. Por nuk e prisja të isha në këto ujëra. Por çdo gjë ndodh për një arsye. Kjo është gjëja që kam vendosur”, tha Vanesa.

Më tej, ajo nënvizoi se nuk e sheh të drejtë të vazhdojë edhe për një muaj tjetër në këtë gjendje, duke e quajtur situatën “ngarkesë” emocionale dhe duke shtuar se nuk mund të mbajë “dikë peng” jashtë, ndërkohë që brenda po ndodh diçka tjetër.

“Nuk e shoh të drejtë që të vazhdoj këtu edhe një muaj duke torturuar veten, duke pëshpëritur dhe duke folur me sy… sepse unë s’mund të vazhdoj edhe të kem këtë gjë brenda dhe jashtë të mbaj dikë peng. Rrugëtimi im nuk e di sa zgjat”, u shpreh ajo.

Kjo bisedë ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin e publikut: a do të vazhdojë afrimi mes Vanesës dhe Indrit, apo kjo “romancë” do të mbetet vetëm një moment i shkurtër brenda “Ferma VIP”? /Telegrafi/