Roma e ka kryer detyrën në përballjen e javës së 17-të në Serie A duke fituar me rezultat prej 2-0 përballë Spezias.

Giallorossët shënuan nga një gol në secilën pjesë për të marrë pikë të plota dhe për t’u kthyer te fitorja pas dy humbjeve.

Chris Smalling e zhbllokoi rezultatin në minutën e gjashtë të ndeshjes pas asistimit nga Tammy Abraham.

(Foto: Twitter/AS Roma)

Golin e dytë dhe të sigurisë e realizoi Roger Ibanez (56’), ndërsa  Jordan Veretout ishte asistues.

Falë kësaj fitoreje, Roma është ngritur në kuotën e 28 pikëve dhe mban vendin e gjashtë në tabelë. Spezia është në vend të 17-të, me dy pikë larg zonës së rrezikut. /Telegrafi/