LAJMI I FUNDIT:

Roma synon transferimin e Memphis Depayt në janar

Roma synon transferimin e Memphis Depayt në janar

Memphis Depay rikthehet në listën e dëshirave të Romës pas një viti e gjysmë.

Sulmuesi holandez pritet të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit, pasi nuk po ka hapësira në Camp Nou.


Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez e ka të fundit në listën e sulmuesve dhe nuk llogarit në të për pjesën e mbetur të sezonit.

Duke marrë parasysh se kontrata e tij me katalunasit skadon në verën e vitit 2023, Barça është gati ta shes atë në afatin kalimtar të janarit.

Roma ka rikthyer interesimin për tulipanin, pasi sulmi i Giallorosëve këtë vit nuk është duke funksionuar siç kishte planifikuar trajneri Jose Mourinho.

Depay u kërkua nga Roma edhe gjatë kohës sa ishte pjesë e Lyon dhe tani Giallorosët janë në ‘pole position’ për transferimin e tij.

28-vjeçari ka shprehur gatishmërinë për tu larguar nga Barcelona, derisa përveç Romës në garë për të janë edhe Juventus, Newcastle United dhe Everton.

Barcelona është gati ta shes yllin holandez dhe duke marrë parasysh se është në përfundim të kontratës atëherë synojnë të fitojnë rreth tetë milionë euro nga largimi i tij në afatin kalimtar të janarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Kalo në kategori