Roma e ka mposhtur Real Madridin në Mabel Green Cup 5-4 me anë të penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi 2-2.

Los Blancos ishin të parët ata që kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Marcelo në minutën e 16-të, pas asistimit që pranoi nga Luka Modric.

Por, Giallorossët reaguan shumë shpejtë për t’i barazuar shifrat me anë të Diego Perottit (34′), me asistimin që e mori nga Nicola Zaniolo.

Karim Benzema vs Roma (Foto: Real Madrid FC/Twitter)

Pesë minuta më vonë, Marcelo asistoi për Casemiron që shënoi gol të bukur, për ta rikthyer kështu epërsinë.

Por, në minutën e 40′, Edin Dzeko arriti t’i barazonte shifrat në 2-2, me asistimin që pranoi nga Cengiz Under, e që me kaq edhe përfundoi pjesa e parë.

Marcelo dhe Luka Modric (Foto: Real Madrid FC/Twitter)

Në pjesën e dytë skuadrat kishin raste të pastra për gol, mirëpo nuk arritën t’i konkretizonin, për ta çuar ndeshjen në vazhdime.

Romakët u treguan më të saktë nga pika e bardhë, pasi arritën t’i shënonin pesë penallti, për dallim nga madrilenët që i shënuan katër. /Telegrafi/