Manchester United po përgatit 50 milionë euro për yllin e Real Madridit

Manchester United është i vendosur të bëjë një deklaratë të madhe në tregun e transferimeve dhe po përgatit një propozim zyrtar për mesfushorin francez të Real Madridit, Eduardo Camavinga.
Ekipi i drejtuar nga Michael Carrick është përforcuar shumë në mesfushë deri tani në këtë afat kalimtar, duke transferuar Andrey Santos nga Chelsea, Youri Tielemans nga Aston Villa dhe së fundmi Carlos Baleba nga Brighton.
Megjithatë, drejtuesit e klubit dhe trajneri duan edhe një përforcim në këtë repart, duke etiketuar yllin e Real Madridit, Camavinga, i cili përveç mesfushës, mund të mbuloj edhe rolin e mbrojtësit të krahut të majtë.
Djajtë e Kuq janë të etur të bëjnë një transferim të menjëhershëm për të përforcuar mesfushën e tyre me një nga talentët e rinj më të gjithanshëm në futbollin botëror.
Sipas një raporti nga Cadena SER, klubi nga Old Trafford ka përgatitur një ofertë zyrtare prej 50 milionë eurosh për transferimin e Camavingas nga Real Madridi.
🚨💣 BREAKING: Man United are preparing to send an official €50M bid for Eduardo Camavinga. @La_SER pic.twitter.com/rf0S5C9MqA
— Madrid Zone (@theMadridZone) August 25, 2026
Pavarësisht interesit të fortë dhe fuqisë financiare të United, operacioni pritet të jetë jashtëzakonisht kompleks për shkak të rolit të mesfushorit brenda skuadrës Los Blancos.
Mosha e re dhe gjithanshmëria e tij po i bënë me hezitu drejtuesit e klubit nga Bernabeu, përkundër raportimeve të shumta se Camavinga është në shitje. /Telegrafi/













































