LAJMI I FUNDIT:

Roma dhe Juventus i bashkohen skuadrave të mëdha në garë për Mudryk 

Roma dhe Juventus i bashkohen skuadrave të mëdha në garë për Mudryk 

Mykhalo Mudryk vazhdon të jetë njëri nga sulmuesit e rinj më të kërkuar në Evropë.

Reklama

Talenti ukrainas ishte objektiv i klubeve të mëdha edhe gjatë afatit kalimtar veror, por Shakhtar refuzoi ofertat për të nga Arsenal, Everton, Bayer Leverkusen e West Ham United.

Por duke marrë parasysh formën fantastike që po tregon në këtë fillim sezoni, interesim për Mudryk kanë shfaqur edhe Real Madrid, PSG, Chelsea e Manchester United.

Garës së fundmi i janë bashkuar edhe dy top klubet italiane, Roma dhe Juventus.

Calciomercato ka raportuar se drejtuesit e dy skuadrave tanimë kanë kontaktuar Shakhtar Donetskin për të kërkuar informacione për Mudryk.

Madje besohet se Roma ka bërë një ofertë zyrtare prej 30 milionë eurove për lojtarin, ofertë që është refuzuar nga Shakhtar Donetsk, me klubin ukrainas që synon të fitojë 50 milionë euro nga shitja e yllit të saj.

21-vjeçari në 10 ndeshjet e para mes Ligës së Kampionëve dhe Superligës së Ukrainës ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë.

Gjithsesi largimi i tij në janar nga Shakhtar duket i pashmangshëm, por mbetet të shihet se kush do ta fitojë garën për shërbimet e sulmuesit anësorë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mourinho i acaruar e priti me fyerje dhe sharje gjyqtarin në parkingun e autobusit

Mourinho i acaruar e priti me fyerje dhe sharje gjyqtarin në parkingun e autobusit

Liga e Evropës
“Nuk i dua të argjendtat”, momenti epik kur Mourinho i dhuroi medaljen e tij një tifozi pas finales

“Nuk i dua të argjendtat”, momenti epik kur Mourinho i dhuroi medaljen e tij një tifozi pas finales

Liga e Evropës
Reagimi i Granit Xhakës kur tifozi i Arsenalit ia përmend bashkëshorten

Reagimi i Granit Xhakës kur tifozi i Arsenalit ia përmend bashkëshorten

Premier League
UEFA kërkon të kufizojë shthurjen ekonomike në transferime dhe paga, Liga Premier pritet të jetë më e goditura

UEFA kërkon të kufizojë shthurjen ekonomike në transferime dhe paga, Liga Premier pritet të jetë më e goditura

Ndërkombëtare
Mourinho pas humbjes në finale: Gjyqtari dukej spanjoll, shkojmë në shtëpi të vdekur për shkak të një padrejtësie

Mourinho pas humbjes në finale: Gjyqtari dukej spanjoll, shkojmë në shtëpi të vdekur për shkak të një padrejtësie

Liga e Evropës
Ministri i Sportit i Arabisë Sauditë lë të kuptohet për transferimet e Messit dhe Benzemas

Ministri i Sportit i Arabisë Sauditë lë të kuptohet për transferimet e Messit dhe Benzemas

Ligat tjera
Kalo në kategori