Roma ka marrë fitoren që e deshi aq shumë ndaj Ludogorets me rezultat 3-1.

Reklama

Ishte një fitore me rikthim për Giallorosët, pasi mysafirët kaluan të parët në epërsi me Rick që realizoi nga distanca.

Por vendasit u rikthyen në lojë në pjesën e dytë, ku Lorenzo Pellegrini shënoi dy penallti të fituara nga Zaniolo dhe sulmuesi italian Nicolo Zaniolo realizoi një tjetër për 3-1.

Pikërisht dyshja italiane Pellegrini dhe Zaniolo ishin më të mirët në fushë, derisa me paraqitje të mirë u dalluan edhe Stehan El Shaarawy dhe Roger Ibanez.

Giallorosët kalojnë si skuadra e dytë nga Grupi C me 10 pikë, derisa si lider shkon tutje Real Betis me 16 pikë.

Reklama

Ndërkohë ekipi bullgar Ludogorets do të vazhdojë garat evropiane në Ligën e Konferencës, e Helsiniki eliminohet. /Telegrafi/

Reklama