LAJMI I FUNDIT:

Robertson rikthen mallkimin e Gerrardit? Gazetari i Sky Sport tregon se si reagoi Klopp në ato momente

Robertson rikthen mallkimin e Gerrardit? Gazetari i Sky Sport tregon se si reagoi Klopp në ato momente

Tani që ndeshja mes Liverpoolit dhe Chelseat përfundoi në të mirë të Reds me rezultat 2-0, tifozët dhe mediat kanë filluar të merren me prapaskenat.

Sa herë që Reds dhe Blutë përballen gjithmonë mendja e tifozëve shkon edhe te momenti kur Steven Gerrard rrëshqiti dhe Demba Ba shënoi gol dhe kështu Liverpooli humbi titullin e vitit 2014.


Për një moment e gjitha kjo skenë u rikthye në memorien e tifozëve, teksa ndeshja ishte duke u luajtur mbrojtësi i skuadrës vendase Andrew Robertson rrëshqiti.

Gazetari i Sky Sport, Geoff Shreeves, i cili ishte i ulur në mesin e dy bankave rezervë zbuloi pas ndeshjes se trajneri Jurgen Klopp në ato momente u kthye me shpinë nga fusha dhe dha një buzëqeshje, që mund të jetë një tregues se edhe atij iu ka kujtuar momenti i Gerardit.

Kuptimi pas festimit të Salah ndaj Chelseat, tifozët e duan
Lexo po ashtu Kuptimi pas festimit të Salah ndaj Chelseat, tifozët e duan

Në rrjetet sociale menjëherë tifozët filluan të krijojnë një lidhje mes këtyre do momenteve, ku disa prej tyre kishin frikën se historia do të përsëritet dhe LFC do e humbas titullin.

Momenti kur SG kishte rrëshqitur dhe kështu Reds humbën titullin

Gjithsesi në fund Liverpooli e fitoi këtë ndeshje ndaj Chelseat me rezultat 2-0, për skuadrën e Klopp shënuan Sadio Mane (51′) dhe Mohamed Salah (53′). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori