LAJMI I FUNDIT:

Robert Lewandowski zbulon se kush është trajner më i mirë mes Guardiolës dhe Klopp

Robert Lewandowski zbulon se kush është trajner më i mirë mes Guardiolës dhe Klopp

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka zbuluar se kë preferon ai më shumë mes Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola.

Sot (e diel), Liverpooli do të jetë nikoqir i Manchester Cityt në një përballje që mund të vendosë se kush do të jetë në fund fitues i Ligës Premier.


Sidoqoftë, ky takim do të jetë edhe më i  veçantë për faktin se do të jetë takimi i fundit ballë për ballë i Kloppit dhe Guardiolës.

Lewandowski është në mesin e atyre pak lojtarëve që e ka pasur privilegjin që të luajë nën urdhrat e të dy trajnerëve.

Reprezentuesi polak ka shënuar 102 gola në 186 paraqitje për Kloppin gjatë kohës sa dyshja ishin së bashku tek Borussia Dortmundi, para se të shënonte 67 gola në 100 paraqitje nën urdhrat e Guardiolës tek Bayern Munich.

Lewandowski flet për mënyrën se si ka ndryshuar futbolli dhe shpreh shqetësimin e tij për gjeneratën e ardhshme
Lexo po ashtu Lewandowski flet për mënyrën se si ka ndryshuar futbolli dhe shpreh shqetësimin e tij për gjeneratën e ardhshme

Dhe kur u pyet se kë preferon mes tyre, Lewandowski ka zgjedhur teknikun gjerman.

“Mendoj se Jurgen Klopp dhe pas tij Pep Guardiola. 100 për qind. Klopp ka dy fytyra. Ju mund ta shihni se ai është si baba, por pjesa e dytë është si trajner”.

“Ai mund të iu tregojë gjithçka dhe nuk po flas vetëm për gjërat e mira por edhe për gjërat e këqija. Gjithashtu për lojtarët ai është një motivim i madh”, ka thënë Lewandowski në një intervistë për ESPN./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori