LAJMI I FUNDIT:

Lewandowski flet për mënyrën se si ka ndryshuar futbolli dhe shpreh shqetësimin e tij për gjeneratën e ardhshme

Lewandowski flet për mënyrën se si ka ndryshuar futbolli dhe shpreh shqetësimin e tij për gjeneratën e ardhshme

Futbolli ka ndryshuar shumë në 5-10 vitet e fundit, teksa aspekti mendor po merr më shumë vëmendje tani për lojtarët dhe klubet. Revolucioni i rrjeteve sociale ka luajtur një rol të madh për këtë, pasi futbollistët më shumë se kurrë janë të ekspozuar në publik dhe janë të qasshëm ndaj kritikave që u bëhen nga tifozët.

E njëri ndër lojtarët që e ka vërejtur këtë është edhe ylli i Barcelonës, Robert Lewandowski, i cili ka shprehur frikën e tij se si kjo mund të ketë një efekt të dëmshëm tek lojtarët e rinj në moshë.


Në një intervistë për TVP Sport, ai ka folur për këtë situatë, e cila mund të dëmtojë disa nga bashkëlojtarët e tij, duke përfshirë Lamine Yamal dhe Pau Cubarsi.

“Këta rreth jush duhet të përgatiten për atë se çfarë do të ndodhë nëse gjërat përkeqësohen. Tani ka një gjeneratë tjetër, ka Instagram, ka rrjete sociale, është edhe më e vështirë, sepse ata nuk do t’i shpëtojnë kësaj, ata nuk do të qëndrojnë brenda katër mureve”, ka thënë Lewandowski.

“Kjo është sfida e futbollit: nëse këta lojtarë do të jenë në gjendje të durojnë mendërisht për dhjetë, njëzetë apo më shumë vite. Presioni është jashtëzakonisht i madh dhe shumë pak persona do të jenë në gjendje ta përballojnë atë”, është shprehur sulmuesi polak.

Lewandowski gjithashtu foli në mënyrë specifike për Cubarsin për të cilin nuk u kursye aspak nga lëvdatat.

Barcelona i ofron kontratë të re Cubarsit dhe i vendos një klauzolë marramendëse
Lexo po ashtu Barcelona i ofron kontratë të re Cubarsit dhe i vendos një klauzolë marramendëse

“Ka një kohë të gjatë që nuk kam parë një qendërmbrojtës, veçanërisht në moshën e tij, i cili mund të luajë në këtë mënyrë me topin, ai është një person i mirë gjithashtu”, ka deklaruar Lewandowski.

Padyshim që duket se ka presion shtesë ndaj lojtarëve më të rinj në ditët e sotme, veçanërisht nën shoqërimin e rrjeteve sociale. Barcelona është një klub që mund të ndikohet më shumë se shumica nga ky fenomen, pasi ata kanë një sërë lojtarësh premtues që vijnë nga akademia e La Masia./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori