LAJMI I FUNDIT:

Barcelona i ofron kontratë të re Cubarsit dhe i vendos një klauzolë marramendëse

Barcelona i ofron kontratë të re Cubarsit dhe i vendos një klauzolë marramendëse

Pau Cubarsi mund të mos ketë qenë aq shumë në qendër të vëmendjes njësoj si Lamine Yamal, që prej se dyshja u futën në ekipin e parë të Barcelonës më herët gjatë këtij sezoni, por askush nuk mund ta mohojë sezonin fantastik që ai është duke kaluar, veçanërisht duke marrë parasysh faktin se është vetëm 17-vjeçar.

Përkundër moshës së re, ai po konsiderohet si një lojtar shumë i rëndësishëm për gjigantin katalanas, teksa ai ka ‘fituar zemrën’ e Xavit i cili po e preferon më shumë të riun në krahasim me eksperiencën e Inigo Martinez në qendër të mbrojtjes.


Kuptohet, Barcelona janë të mahnitur me potencialin e Cubarsit, ani pse në një farë mënyrë ata rrezikojnë që ta humbasin atë për një çmim qesharak, pasi sipas kontratës së tij aktuale klauzola e lirimit është vetëm 10 milionë euro.

Kjo ka bërë që shumë klube të mëdha nga Liga Premier të interesohen për Cubarsin, por adoleshenti spanjoll nuk e ka për qëllim largimin nga Spanja.

Barcelona ka qenë në bisedime me agjentët e lojtarit për një kontratë të re, dhe Mundo Deportivo ka raportuar se tashmë një ofertë është mbi tavolinë, e cila mund të ‘jetësohet’ kur Cubarsi të mbush 18 vjet në janar.

Rakitic beson se Barcelona duhet të marrë shembull Real Madridin për zhvillimin e lojtarëve
Lexo po ashtu Rakitic beson se Barcelona duhet të marrë shembull Real Madridin për zhvillimin e lojtarëve

Do të ishte një kontratë pesëvjeçare dhe do t’i vendosej një klauzolë marramendëse në vlerë prej 1 miliardë eurosh, njësoj si ajo e Lamine Yamal i cili pak kohë më parë nënshkroi kontratën e re.

Sa më shpejt që të arrihet një akord me Cubarsin, aq më mirë për Barcelonën të cilët janë në nxitim për të finalizuar marrëveshjen. Cubarsi ka treguar se ka potencial jashtëzakonisht të madh dhe mund të shndërrohet në një mbrojtës të klasit botëror në të ardhmen./Telegrafi/