Rita Ora pritet ta ndezë atmosferën në Tiranë, gjatë koncertit që do ta mbajë sonte (e martë).

Reklama

Shqiptarja me famë botërore do të performojë në kryeqytetin e Shqipërisë për herë të tretë gjatë karrierës së saj dhe ka kërkuar nga krejt ata që munden që të jenë të pranishëm.

Këngëtarja e ka bërë një postim në rrjetet sociale para disa orë para koncertit për t’i njoftuar edhe njëherë se është dita e koncertit.

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

“Është dita e spektaklit! Ky udhëtim ka qenë i jashtëzakonshëm dhe mezi po pres për sonte!”.

Rita Ora nuk e përjashton mundësinë e bashkëpunimit me artistet e tjera shqiptare me famë botërore në një të ardhme: Mund të llogarisni në mua Rita Ora nuk e përjashton mundësinë e bashkëpunimit me artistet e tjera shqiptare me famë botërore në një të ardhme: Mund të llogarisni në mua

“Sigurohuni që të arrini në sheshin Skënderbej herët për t’i parë të gjitha vajzat që do të interpretojnë sonte! Shihemi më vonë njerëz”, ka shkruar 31-vjeçarja.

Reklama

Krahas Ritës, në koncertin që fillon në orën 20:00 do të përformojnë edhe emra të njohur të skenës shqiptare, si Kida, Ronela Hajati, Efi Gjika e Semi Jaupaj. /Telegrafi/

Reklama

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)