LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora nuk e përjashton mundësinë e bashkëpunimit me artistet e tjera shqiptare me famë botërore në një të ardhme: Mund të llogarisni në mua

Rita Ora nuk e përjashton mundësinë e bashkëpunimit me artistet e tjera shqiptare me famë botërore në një të ardhme: Mund të llogarisni në mua
Foto: Rita Ora në Tiranë

Në një konferencë të mbajtur sot (e martë) para koncertit në Tiranë, ylli shqiptar me famë ndërkombëtare ka folur ndër tjera edhe për planet e së ardhmes.

Këngëtarja e shumë hititve u shpreh se përveç muzikës ajo e sheh vetën edhe në film dhe se është kapitulli i radhës për të.


“I dua filmat, do të doja të shprehja kreativitetin tim përmes filma, e shoh vetën si një artist 360 gradë, dua që njerëzit të besojnë që mund të bëjë më shumë se një gjë, unë e dua muzikën, gjithmonë do ta dua, por mendoj se kapitulli im i ardhshëm është filmi”, tha Rita.

Foto: Rita Ora në Tiranë

Ndërkohë, 31-vjeçarja zbuloi gjithashtu se është në përgatitje të albumit të ri dhe pritet të lansoj muzikë të re në fillimi të vitit të ardhshëm.

“Po punoj në albumin e ri, po shikoj të lansoj diçka në fillim të vit tjetër”, u shpreh ylli shqiptar.

Ndërkohë e pyetur për një bashkëpunim me artistet e tjera me prejardhje shqiptare si Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Ava Maxin, Rita nuk e ka përjashtuar këtë mundësi.

Foto: Rita Ora në Tiranë

“Kur kam filluar në vitin 2011-2012 e kam ndjerë që kisha shumë presion mbi vete të dal nga një vend që isha e vetmja atë kohë, jam e lehtësuar që ka tashmë edhe më shumë në fushën time, kemi aq shumë talentë si ato që përmendët, do të ishte një ëndërr që të bëheshim bashkë në kohë e duhur, por siç e dini që të gjitha kemi orare të ngjeshura por mund të llogarisni në mua”, tha këngëtarja e hitit “Anywhere”.

Rita Ora përlotet kur flet për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë
Lexo po ashtu Rita Ora përlotet kur flet për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Theksojmë, që gjatë konferencës, Rita nuk mund t’i mbante lotët në një moment kur foli për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë që ndodhi pak javë më parë dhe tronditi opinionin.

Rita, ndërkohë sonte do të ngjitet në skenë për një performancë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Kalo në kategori