LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora tregon fizikun e tonifikuar në veshje sportive teksa del në Londër pak pasi u martua me regjisorin Taika Waititi

Rita Ora tregon fizikun e tonifikuar në veshje sportive teksa del në Londër pak pasi u martua me regjisorin Taika Waititi

Ajo së fundmi u martua me regjisorin Taika Waititi në një ceremoni intime në Londër, sipas raportimeve.

Dhe të mërkurën (24 gusht), e sapomartuara Rita Ora dukej e pabesueshme teksa doli për një pije freskuese pas stërvitjes së saj të përditshme në kryeqytet.


Këngëtarja, 31 vjeçe, ka treguar barkun e tonifikuar me një bluzë të shkurtë të zezë dhe pantallona po ashtu të shkurtra, së bashku me një palë atletet dhe çorape të gjata të bardha.

Ajo kishte disa zinxhirë dhe unaza floriri, ndërsa mbante edhe një palë syze dielli të bardha, shkruan DailyMail.

Ylli i muzikës doli me një pamje natyrale dhe stiloi flokët e saj bionde kaçurrela në një topuz.

Rita ishte e gjitha e buzëqeshur teksa mbante një bluzë të bardhë në njërën dorë dhe një pije  portokalli në tjetrën.

Këngëtarja thuhet se tashmë ka ndryshuar mbiemrin dhe do të njihet si Waititi-Ora.

Krijuesi i hitit “Hot Right Now” dhe regjisori i “Thor: Love And Thunder”, 46 vjeç, janë fotografuar të dy me unaza ari në gishtat e unazës ditët e fundit – duke ndezur spekulime se ata tashmë janë kurorëzuar.

Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se të dilnin publikisht me romancën e tyre atë gusht.

Çifti u fejua dy muaj më parë dhe tani burimet pohojnë se ata po planifikojnë një festë të madhe për të festuar martesën e tyre sekrete me miqtë dhe familjen.

“Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje. Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre mund ta shohin se sa çmendurisht të dashuruar janë. Pavarësisht se jeton në qendër të vëmendjes, Rita është e vendosur ta mbajë lidhjen sa më private dhe nuk donte të bënte një këngë dhe vallëzim të madh për dasmën”, tha një burim pranë çiftit.

Rita tashmë është kthyer në studio duke punuar në albumin e saj të tretë, me sesionin e saj të fundit me Ava Max dhe tekstshkruesin e Noah Cyrus, Rollo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Kalo në kategori