LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora sjell imazhe atraktive në bikini, nga festa e ditëlindjes së 29-të në Amangiri

Rita Ora sjell imazhe atraktive në bikini, nga festa e ditëlindjes së 29-të në Amangiri
Foto: Rita Ora/InstaStory

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, të martën ka festua ditëlindjen e saj të 29-të.

Me këtë rast, ajo vendosi që bashkë me motrën kushërirat dhe disa prej mikeshave të saj të shkojnë Amangiri, një vend shkretiror shumë pranë Las Vegasit, për të festuar në privatësi 29-vjetorin e lindjes së saj.


Ajo duket t’i ketë shijuar pafund këto ditë, teksa shumë prej momentet i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, këngëtarja publikoi një fotografi në InstaStory nga pushimet e fundit, ku tregonte linjat atraktive në bikini të zeza.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Teksa ka qëndruar në Amangiri, Ora duket se ka shijuar disa ditë relaksi pas angazhimeve të shumta me xhirimet e filmit “Twist”.

Rita ndërkohë këto ditë edhe ka bashkëndier dhimbjen me popullin shqiptar, i cili po përballet me një situatë të vështirë në Durrës dhe Thumanë – vende këto në të cilat pati pasoja fatale nga tërmetet.

"DailyMail" shkruan për ndihmën që Rita Ora dhe Bebe Rexha po japin në Shqipëri pas tragjedisë së tërmeteve
Lexo po ashtu "DailyMail" shkruan për ndihmën që Rita Ora dhe Bebe Rexha po japin në Shqipëri pas tragjedisë së tërmeteve

Kështu, Rita dhe familja e saj vendosën që të rindërtojnë shtëpinë e një familje të prekur masivisht nga ngjarja e fundit, dhe këtë njoftim e bëri të ditur vet artistja me famë botërore përmes rrjetit social Instagram. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Happy Flag Day #Albania!!! I have been spending my birthday and the last couple of days thinking about what the right thing to do is. Along with @erionveliaj, we have decided to choose a family to sponsor to rebuild their home during the devastation of the earthquakes in Albania and myself directly help these families as much as I can! Erion is a true leader and I truly respect his guidance to lead by example. I suggest that who ever can, please find a family or charity or way to help rebuild the homes of the victims of this disaster. The first family that i have chosen is the Sala family, and we will be following the progress of this and so many more families who need the same help ❤️ please click this link in my biog to do the same ❤️ all of my love and prayers to anyone who has been effected. All my love, Rita 🇦🇱

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on Nov 28, 2019 at 12:39pm PST