Ajo tashmë ka modeluar një mori pamjesh mahnitëse gjatë kohës së saj në Festivalin e Filmit në Venecia këtë javë.
Dhe Rita Ora ishte përsëri në vëmendje kur u vesh me një fustan dramatik të tejdukshëm ndërsa iu bashkua mamasë Vera dhe motrës Elena për gala mbrëmjen vjetore të organizuar nga amfAR të dielën.
Këngëtarja 32 vjeçe, dukej sensacionale në fustanellën që mburrej me një tren të gjatë dhe një korsazh të bardhë të skalitur, shkruan DailyMail.
Rita shfaqi fizikun e saj të tonifikuar në materialin transparent, gjersa poshtë tij kishte veshur një kostum tanga me ngjyrë nudo, i cili ishte i mbërthyer në belin e saj me një rrip të ndezur.
Ora ishte e pajisur me bizhuteri argjendi dhe i shtoi lartësi shtesë trupit të saj me një palë taka të larta.
Elena, 34 vjeçe, ndoqi hapat e motrës së saj më të vogës, pasi ajo gjithashtu veshi një fustan rrjetë që tregonte të brendshmet e saj poshtë.
Ndërkohë mamaja Vera ishte veshur një fustan të bardhë elegant me pjesë të prera në belin e saj të shkurtuar.
Treshja dukeshin në humor të mirë teksa parakalonin bashkë në tapetin e kuq të mbrëmjeve dhe pozuan në krahët e njëra-tjetrës.
amfAR, Fondacioni për kërkimet e AIDS-it, është një nga organizatat kryesore jofitimprurëse në botë, e dedikuar për mbështetjen e kërkimeve mbi AIDS-in, parandalimin e HIV-it, edukimin e trajtimit dhe avokimin.
Që nga viti 1985, amfAR ka investuar më shumë se 635 milionë dollarë në programet e saj dhe ka dhënë më shumë se 3,500 grante për ekipet kërkimore në mbarë botën.
Festivali i 80-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia organizohet nga La Biennale di Venezia dhe drejtohet nga Alberto Barbera.
Ai do të zhvillohet në Venice Lido nga 30 gushti deri më 9 shtator 2023 dhe njihet zyrtarisht nga FIAPF (Federata Ndërkombëtare e Prodhuesve të Filmit).
Festivali u hap me premierën e filmit italian të Luftës së Dytë Botërore, “Comandante”, me regji të Edoardo De Angelis.
Ngjarja do të mbyllet me një dramë në gjuhën spanjolle të Netflix, “Society of the Snow”.
Festivali shënon fillimin e sezonit të çmimeve dhe vendos rregullisht favoritët e mëdhenj për “Oscars”.
Tetë nga 11 çmimet e fundit për regjisorin më të mirë në “Oscars” shkuan për filmat që debutuan në Venecia.
Ka disa kategori që përbëjnë përzgjedhjen zyrtare të filmave të shfaqur, ku në krye janë ata që konkurrojnë për çmimin e lakmuar “Luani i Artë”.
Filma të rinj nga regjisorë duke përfshirë: Bradley Cooper, Yorgos Lanthimos, David Fincher, Michael Mann, Sofia Coppola, Ava DuVernay dhe Ryusuke Hamaguchi do të konkurrojnë për çmimin prestigjioz.
Yjet dhe regjisorët e filmit tradicionalisht kënaqen duke udhëtuar në qytetin lagunor për të lansuar filmat e tyre.
Megjithatë, ky vit do të ofrojë pak më pak shkëlqim se zakonisht, sepse një grevë e aktorëve të Hollywoodit do të pengojë shumë yje të promovojnë punën e tyre këtu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rrezikon dënim deri në pesë vjet burg dhe 15 vjet dëbim - zbulohet se Noizy u arrestua në Zvicër për shkak të dhunës ndaj Medi Hysenit

Kim Kardashian 'kapet' nga fotografët duke kërkuar për veten e saj në Google

Capital T reagon ndaj incidentit të shqiptarëve në Aeroportin e Beogradit: Armiku sado maska të veshë, kurrë s’bëhet as mik e as vëlla

“Pastro mustaqet”, përgjigja epike e Sara Hoxhës ndaj ndjekësit

Flet përmes ‘vargjeve’, Adis Patushi shton më shumë dyshimet për ndarje nga Fifi

Arrestimi i Noizy-t në Zvicër – shkruajnë edhe mediet zvicerane

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë