LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora shihet me stil të veçantë të veshjes, teksa shijon një takim me bashkëshortin Taika Waititi

Rita Ora shihet me stil të veçantë të veshjes, teksa shijon një takim me bashkëshortin Taika Waititi

Rita Ora dukej e mrekullueshme teksa shijonte një dalje me bashkëshortin e saj, Taika Waititi ndërsa ishte ulur jashtë në restorantin “Lemonia” në Primrose Hill të Londrës të hënën.

Këngëtarja, 32 vjeçe, kishte veshur një këmishë me vija rozë, të cilën e përshtati me një rrip të madh të zi dhe me thumba ari.


Ajo kishte veshur një palë dollakë të shkurtra të zeza të cilat përputheshin me pjesën e sipërme të zezë që mbante nën këmishë.

Ylli i popit, Rita, kishte veshur disa atletet bardh e zi dhe mbronte sytë pas disa syze dielli të errëta ndërsa qëndronte dhe bisedonte në telefonin e saj.

Artistja u pa më pas të ulur përkrah producentit të filmit Taika, 47 vjeç, i cili kishte veshur një xhaketë të kaltër dhe një kapele bejsbolli kafe “Gucci”.

Kjo vjen pasi Rita ndaloi setin e saj në “Big Slap Festival” në Suedi të shtunën për të sjellë Taikan në skenë për t’u përqafuar para fansave.

Ishte hera e parë e Taikas në skenë gjatë një prej performancave të Ritës me çiftin që festonte përvjetorin e parë të martesës në atë kohë.

Shfaqja erdhi pasi Rita ndau pamjet e momentit kur u martua me bashkëshortin Taika.

Të gjitha lajmet nga Rita Ora
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rita Ora

Ajo përfshiu klipe intime nga dasma e tyre sekrete në videoklipin e këngës së saj të re “You & I”.

Të premten Rita zbuloi se ishte ajo që i propozoi burrit të saj para martesës së tyre.

Çifti u martuan në një ceremoni të improvizuar që e planifikuan për vetëm dy javë me tetë persona të pranishëm, pasi Rita e bëri këtë pyetje gjatë një udhëtimi në Palm Springs.

“Vogue” ndau një galeri imazhesh nga dita e madhe, me Rita që zbuloi se kishte veshur tre dukje të ndryshme nga stilisti britanik Tom Ford, teksa ajo dhe Taika shkëmbyen betimet në shtëpinë e tyre në Los Angeles, pavarësisht raporteve se ata ishin martuar në Londër. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin

Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin

Magazina
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?

Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?

Magazina
Romeo Veshaj injoroi çekun e 10 mijë eurove si finalist, teksa vazhdoi të fliste me banorët pas eliminimit

Romeo Veshaj injoroi çekun e 10 mijë eurove si finalist, teksa vazhdoi të fliste me banorët pas eliminimit

Magazina
U skualifikua i pesti nga finalistët, flet për herë të parë Meriton Mjekiqi

U skualifikua i pesti nga finalistët, flet për herë të parë Meriton Mjekiqi

Magazina

"M'i bëj pak llogaritë kur u bë tremuajshe" - Sara Gjordeni përballet me kritika të ashpra për shtatzëninë e saj

Magazina

"Do flesh me Romeon", pyetja që e vuri në siklet Heidin pas daljes nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori