LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora publikon prapaskenat e xhirimit të klipit “How to be Lonely”

Rita Ora publikon prapaskenat e xhirimit të klipit “How to be Lonely”

Pas një mungese në skenën muzikore, Rita Ora së fundmi ka publikuar projektin e saj të titulluar “How to be Lonely”.

Për realizimin e kësaj kënge, këngëtarja me famë ndërkombëtare ka bashkëpunuar me Lewis Capaldi, i cili këtë vit ka fituar dy çmime në ‘Brit Awards’.


Ky projekt u lansua javën e kaluar, me një videoklip energjik dhe plotë adrenalinë. Përmes një postimi në Instagram, Rita ka sjellë prapaskenat e xhirimeve të “How to be Lonely”, ku la edhe një mbishkrim.

“Në prapaskenë, shikojeni videon në YouTube tani dhe më dërgoni videot duaja duke vallëzuar”, ka shkruar Rita.

Kujtojmë që “How to be Lonely” është kënga e parë e 29-vjeçares për vitin 2020, njëkohësisht kënga e parë solo që pas publikimit të albumit “Phoenix”. /Telegrafi/