LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora krenare që rindërtoi shtëpinë e familjes së prekur nga tërmeti: Faleminderit të gjithëve që ndihmuat, ambasadorja juaj Rita

Rita Ora krenare që rindërtoi shtëpinë e familjes së prekur nga tërmeti: Faleminderit të gjithëve që ndihmuat, ambasadorja juaj Rita
Rita Ora (Foto: Ridvan Slivova/Telegraf)

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë këto ditë përurimin e shtëpisë së familjes Sala, e cila ishte një nga familjet e dëmtuara nga tërmetet e 26 nëntorit në Shqipëri.

Për rindërtimin e kësaj shtëpie, buxhetin e ofroi këngëtarja e mirënjohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora.


Të premten, këngëtarja 29-vjeçare vendosi të ndajë me miliona fansat e saj në rrjetet sociale, falënderimet që kishte marrë me rastin e realizimit të një iniciative kaq të bukur.

Pasuritë e Rita Orës dyfishohen nga 4.9 milionë në 10.2 milionë në një vit, falë muzikës dhe reklamave fitimprurëse
Lexo po ashtu Pasuritë e Rita Orës dyfishohen nga 4.9 milionë në 10.2 milionë në një vit, falë muzikës dhe reklamave fitimprurëse

Ajo ka rishpërndarë postimin e Erion Veliajt ku shihet përurimi i shtëpisë së familjes Sala, teksa ka shkruar në mbishkrimin e saj se ndjen gjithmonë vullnet për të bërë gjëra të mira për vendin e saj.

Foto: Rita Ora/InstaStory

“Shtëpitë që po ndërtoj me ekipin më në fund po vijnë në jetë! Faleminderit të gjithëve që ndihmuan për ta bërë këtë realitet, ambasadorja kosovare”, ka shkruar Ora në mbishkrimin e këtij postimi.

Përurimin e shtëpisë së familjes Sala e ka bërë vajza e tezes së Ritës, Amantina, e cila është banuese në Tiranë.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Rita ndërkohë po vazhdon një sërë aktivitetesh në ShBA dhe Angli, teksa për herë të fundit e vizitoi Kosovën në prill të vitit 2019. /Telegrafi/

Rita Ora në Prishtinë, prill 2019 (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina

"Më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime", Adelina dhe Zanfina kujtojnë Monën në tetë vjetorin e vdekjes së saj

Magazina
Kalo në kategori