LAJMI I FUNDIT:

Rina Balaj shfaqet joshëse në pozat provokuese në fustan të kuq

Rina Balaj shfaqet joshëse në pozat provokuese në fustan të kuq

Këngëtarja e njohur, Rina Balaj është ndër emrat më të komentuar në estradës shqiptare.

Krahas muzikës, Rina nuk i lë anash as pozat e ndryshme provokuese që sjell në rrjetet sociale.


Edhe së fundmi, autorja e “Bad Rosita” ka mahnitur me një paraqitje të radhës në llogarinë e saj në Instagram.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Për admiruesit e saj, këngëtarja nga Istogu ka publikuar disa imazhe në të cilat shihet e veshur me një fustan të shkurtër me ngjyrë të kuqe.

Duke e  kombinuar me ngjyrën e flokëve, fustani ia theksonte në mënyrë perfekte linjat e formësuara për të cilat këngëtarja komentohet vazhdimisht.

Foto: Rina Balaj/Instagram

“Nuk ke pasur kurrë një grua si unë dhe nuk do të kesh kurrë një tjetër si unë”, ka shkruar Rina në mbishkrimin e fotografive.

Të gjitha lajmet nga Rina Balaj
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rina Balaj

Ajo dukej tejet atraktive teksa mori edhe komente të shumta nga ane e miqve dhe fansave të saj që ishin kryesisht pozitive.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Ndryshe, projekti i fundit muzikor i Rinës mban titullin “E kalume” që e solli në muajin shkurt dhe deri më tani ka grumbulluar mbi tre milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/