LAJMI I FUNDIT:

Rice i interesuar të bashkohet me Manchester United

Rice i interesuar të bashkohet me Manchester United

Declan Rice pritet që gjatë afatit kalimtar veror të ndërrojë skuadër për tu larguar nga West Ham United.

Mesfushori i talentuar anglez ka shkëlqyer në sezonet e fundit me klubin londinez dhe është bërë objektiv i shumë skuadrave të mëdha.


Mediat në Angli kanë raportuar se Rice ka folur me shokët e Kombëtares të Anglisë të cilët luajnë për Manchester Unitedin duke iu thënë se dëshiron t’iu bashkohet atyre në Old Traford.

22-vjeçari ëndërronte rikthimin në Stamford Bridges, por pas largimit të Frank Lampard, trajneri i ri i Chelseat, Thomas Tuchel nuk e ka në plane dhe Rice synon të luaj për Manchester United.

Mesfushori defensivë pëlqehet jashtëzakonishtë shumë nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer që ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.

Megjitha transferimi i anglezit në Old Traford nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi West Ham e vlerëson në maksimum kapitenin e tyre.

Londinezët  për ta lënë të lirë yllin e mesfushës duan mbi 70 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori