LAJMI I FUNDIT:

Reperi Fero pranon fajësinë se e goditi me duar në shpinë të dëmtuarin

Reperi Fero pranon fajësinë se e goditi me duar në shpinë të dëmtuarin
Fero

I akuzuari Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, të enjten në Gjykatën Themelore në Gjilan është deklaruar fajtor se goditi me duar në shpinë të dëmtuarin A.A i cili më pas ishte detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan.

Pas leximit te aktakuzës nga prokurorja Huma Jetishi, i akuzuari Shabani ka pranuar fajësinë, duke thënë se është pajtuar me të dëmtuarin Abazi dhe se i ka kërkuar falje, raporton “Betimi për Drejtësi”.


Pranimin e fajësisë nuk e ka kundërshtuar prokurorja Jetishi.

Fero

Më pas, gjyqtari i vetëm gjykues, Veli Kyreziu ka aprovuar pranimin e fajësisë nga ana e të pandehurit Feronit Shabani, për kryerjen e veprës penale sipas aktakuzës së lartcekur.

Gjyqtari Kryeziu shtoi se pranimi i fajit mbështetet në faktet e çështjes që përmban aktakuza dhe se aktakuza nuk përmban asnjë shkelje të qartë ligjore ose faktike.

Shqyrtimi fillestar ka vazhduar me fjalën përfundimtare të prokurores Jetishi, e cila tha se mbetet në tërësi pranë aktakuzës.

Pasi i akuzuari e ka pranuar fajësinë, prokurorja i propozoi gjykatës që me rastin e caktimit të llojit dhe lartësisë së dënimit të merren parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese.

Sipas aktakuzës, më 20 gusht 2021, ne rrugën e “Malishevës” në Gjilan, i pandehuri Feronit Shabani pas një mosmarrëveshje me të dëmtuarin A.A, me dashje i ka shkaktuar lëndime trupore, ashtu që i pandehuri fillimisht ndalet me veturë e tij para të dëmtuarit dhe pas një mosmarrëveshje verbale, del nga vetura dhe të njëjtin e godet me duar në shpinë.

Aktakuza thotë se për shkak të lëndimeve të pësuara, i dëmtuari kërkon ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, sipas raportit mjekësor kualifikohen si dëmtime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin.

Me çka, ngarkohet se ka kryer veprën penale, lëndim i lehtë trupor nga neni 185, paragrafi 1 nënparagrafin 1.4 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në tre vite. /BetimipërDrejtësi

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Kalo në kategori