LAJMI I FUNDIT:

Regjisori që realizoi një dokumentar për festivalin “Astroworld” thotë se Travis Scott duhet të jetë në burg

Regjisori që realizoi një dokumentar për festivalin “Astroworld” thotë se Travis Scott duhet të jetë në burg
Tragjedia në "Astroworld"

Reperi Travis Scott duhet të jetë pas hekurave sipas një regjisori që e ka realizuar një dokumentar për tragjedinë në festivalin “Astroworld”.

“Për mendimin tim është një kriminel. Dhjetë njerëz vdiqën. Si ta kalojmë këtë?”, ka thënë Charlie Minn për Page Six.


Janë bërë deri më tani 400 padi kundër Scott, Live Nation dhe të tjerëve të përfshirë në “Astroworld”.

Travis Scott (Foto: Getty Images)

Të njëjtit janë akuzuar për pakujdesi.

Në koncertin e Scott, të mbajtur në tetor të vitit të kaluan, vdiqën dhjetë persona – me viktima të moshave nga 9 deri në 27 vjeç.

“Arsyeja pse ai meriton kritika dhe burg është se e dinte se kishte një problem”, pohon Minn. “Ai vuri re se njerëzit humbën mendjen dhe ndaloi shfaqjen në tre raste. Nuk po them se ai e dinte se njerëzit kishin vdekur, por ai e dinte se kishte një problem. Një ambulancë nuk është një kamion akulloresh”.

Travis Scott rikthehet me një performancë madhështore në Miami, pak muaj pas ngjarjes tragjike në festivalin "Astroworld"
Lexo po ashtu Travis Scott rikthehet me një performancë madhështore në Miami, pak muaj pas ngjarjes tragjike në festivalin "Astroworld"

Dokumenti është duke u shfaqur në kinema të zgjedhura në Teksas. Është gjithashtu i disponueshëm për t’u transmetuar në internet. Ai përfshin intervista me tetë persona që ndoqën koncertin dhe që japin dëshmi okulare të asaj që ndodhi.

Koncerti i Travis Scott në “Astroworld”

“Unë nuk dua të shoh një person tjetër të lëndohet sërish në një koncert”, thotë ai. “Ju duhet të shkoni për tu argëtuar dhe jo për të luftuar me jetën tuaj”.

Një burim i afërt me Scott tha se, “Ky film nuk është një pjesë serioze hetimore” dhe e quajti atë “të njëanshëm”, duke vënë në dukje se ishte prodhuar nga një avokat i paditësve.

Travis është rishfaqur në jetën publike kohët e fundit. Ai ka një performancë të planifikuar më 7 maj në klubin E11 në Miami.

Ai gjithashtu është paraqitur në këngën e reperit Future, “Hold That Heat”, e cila u publikua këtë fundjavë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori