Kompania gjigante e pijeve energjike, Red Bull dalë ngadalë po bëhet fuqi edhe në futboll.
Pasi fillimisht kishte blerë skuadrën e Salzburgut, duke i vënë emrin Red Bull Salzburg ata u bënë fuqi e madhe në Austri duke dominuar dhe duke fituar trofe të shumtë.
Nuk vonoi shumë dhe Red Bull mori një skuadër edhe në Amerikë, më saktësisht në MLS ligën dhe ajo skuadër atje është New York Red Bull që është një tjetër fuqi futbolli në Amerikë.
Qyteti i Leipzigut ishte një qytet që jetonte me futbollin në Gjermani, por nuk kishte një skuadër të njohur dhe në elitë.
Red Bull bëri mrekulli, e bleu skuadrën dhe ia vuri emrin e saj, ndërsa pas pesë viteve sot RB Leipzig është pjesë e Bundesligës gjermane dhe ka startuar për mrekulli.
Synimi i skuadrës që ka debutuar në elitën e futbollit gjerman është që ta fitojë në një kohë afatmesme titullin e kampionit në Gjermani.
Sikur mos t’i mjaftonin këto tri skuadra, Red Bull tani ka zgjuar interesim për ta blerë një skuadër në Zvicër.
E në rast se një gjë e tillë do të ndodhë, atëherë dominimit të Baselit në Zvicër do t’i vije fundi, pasi Red Bull synon të forcohet dhe të luftojë për titull.
Fjala është për skuadrën Young Boys Bern, që Red Bull është e interesuar ta blejë.
Në rast se kjo do të bëhet, atëherë skuadra do ta ndryshonte emrin në Red Bull Bern.
Por problemi qëndron tek ngjyrat, pasi Berni njihet si qytet që ka ngjyrat tradicionale verdh e zi, ndërsa Red Bull bardh e kuq.
Tifozët e skuadrës janë të pakënaqur me presidentin dhe drejtorin sportiv pasi i kanë kërkuar të largohet.
Arsyeja që tifozët protestojnë është që zyrtarët e klubit nuk po arrijnë të ndërtojnë një skuadër për t’i bërë ballë Baselit në Zvicër.
Por në rast se Red Bull kompleton blerjen e Bernit, atëherë kjo skuadër jo që do t’i bëjë konkurrencë Baselit, por pritet ta thotë fjalën kryesore në Zvicër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi