Real Madrid do të pres Mallorcan në kuadër të xhiros së pestë në La Liga.

Kampioni në fuqi i Spanjës është në top formë në këtë fillim sezoni pasi ka marrë katër fitore në katër ndeshjet e para.


Ndërkohë skuadra mysafire ka një fitore, dy barazime dhe një disfatë në katër sfidat e para.

Los Blancos synojnë të vazhdojnë me fitore, derisa Mallorca në krye me Vedat Muriqin synojnë të shkaktojnë befasi në Santiago Bernabeu.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid: Courtois, Lucas, Alaba, Rudiger, Mendy, Ceballos, Valverde, Kroos, Vini Jr, Rodrygo, Hazard.

Mallorca: Rajkovic, Maffeo, Raillo, Valjent, Nastasic, Costa, Battaglia, De Galarreta, Rodriguez, Kang In, Muriqi.

/Telegrafi/

telegrafi sport app