LAJMI I FUNDIT:

Reali merr pikë të plota në udhëtimin te Interi

Reali merr pikë të plota në udhëtimin te Interi
(Foto: Twitter/Real Madrid C.F.)

Real Madridi ka shënuar një gol të vonshëm për ta mposhtur Interin (1-0) në ndeshjen e raundit të parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Italisë dhe gjiganti spanjoll janë pjesë e Grupi D dhe luajtën para tifozëve në stadiumin Giuseppe Meazza në Milano, ku mysafirët dolën triumfues.


Skuadrat ishin të kujdesshme në pjesën më të madhe të fraksionit të parë, në të cilin nuk ia dolën ta gjenin rrjetën.

(Foto: Twitter/Real Madrid C.F.)

Një prej rasteve më të mira kah fundi i pjesës së parë e pati Edin Dzeko, por goditjen e tij e mbrojti portieri Thibaut Courtois.

Ritmi i njëjtë thuajse vazhdoi edhe në gjysmën e dytë me taktikat e Simone Inzaghit dhe Carlo Ancelotti që zbatoheshin vetëm në mesfushë dhe u mungonte finalizimi.

Dzeko pati një tjetër rast të mirë edhe në pjesën dytë, derisa Vinicius Junior nuk e dërgoi topin ku dihej në një aksion të tij.

(Foto: Twitter/Inter)

Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Los Blancos shënuan golin e fitores përmes Rodrygo (90’), i cili u asistua nga Daniel Carvajal.

Real Madridi është në vend të dytë në Grupin D me pikë të barabarta me liderin FC Sheriff që fitoi me rezultat 2-0 kundër Shakhtar Donetskut. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori