LAJMI I FUNDIT:

Reali i Madridit premio Granadas nëse ndalin Barcelonën

Reali i Madridit premio Granadas nëse ndalin Barcelonën

Titulli në La Liga do të vendoset në ndeshjen e fundit ku vetëm dy skuadra janë në garë.

Atletiko Madrid u largua nga gara pas humbjes fundjavën e kaluar me rezultat 2-1nga Levante.


Barcelona do të takohet me Granadan ndërsa Real Madrid do të luaj kundër Deportivo la Corunas. Por, sipas informatave që vijnë nga Spanja, Real Madrid ka vendosur që t’i jap bonuse lojtarëve të Granadas nëse arrin ta ndalin Barcelonën.

Poriteri i Grandas, Ivan Kelava, deklaroi se po qarkullojnë zëra në skuadër se Real Madrid do t’i paguaj bonuse atyre nëse arrijnë ta ndalin Barcelonën pasi që nëse humbin katalunasit, dhe madrilenët fitojnë ndaj Deportivos atëherë shpallen kampion.

“Ne nuk kemi pasur stërvitje të rregullt në këtë javë por që në ditët e fundit po trajnohemi intensivisht. Në skuadër ka zëra se kjo stërvitje e tepërt do të jetë që ta mundim Barcelonën pasi që Real Madrid ka ofruar bonuese nëse e mposhtim”, ka thënë Kelava.