eksperti ad

Barcelona mbetet e interesuar për sulmuesin e Milanit, Rafael Leao, por drejtuesit katalunas janë të gatshëm të avancojnë për një marrëveshje vetëm nëse plotësohet një kusht i rëndësishëm financiar.

Sipas SPORT, kampioni i La Ligas do ta konsideronte transferimin e reprezentuesit portugez vetëm në rast se Milani pranon një huazim pa obligim të detyrueshëm për blerjen përfundimtare të kartonit.


Barcelona synon të ndjekë të njëjtën formulë që përdori sezonin e kaluar me Marcus Rashfordin, duke e përforcuar skuadrën pa u angazhuar menjëherë me një shpenzim të madh.

Megjithatë, Milani preferon një marrëveshje huazimi që përfshin obligim për blerje në fund të sezonit, kusht të cilin Barcelona nuk është e gatshme ta pranojë.

Raporti thekson gjithashtu se afrimi i një qendërsulmuesi mbetet prioriteti kryesor i Barcelonës gjatë këtij afati kalimtar, duke bërë që Leao të jetë një objektiv dytësor.

Klubi katalunas nuk dëshiron të marrë përsipër një pagesë të konsiderueshme në të ardhmen, veçanërisht pasi vendosi të mos paguante rreth 30 milionë euro për ta bërë të përhershëm transferimin e Marcus Rashfordit.

Leao është përfolur si një nga lojtarët që mund të largohet nga Milani gjatë kësaj vere, por qasja e kujdesshme financiare e Barcelonës ka bërë që bisedimet të mos përparojnë.

Ndërkohë, ardhja e Anthony Gordon ka ulur nevojën për një tjetër sulmues krahu, ndërsa objektivi kryesor i Barcelonës për repartin ofensiv vazhdon të mbetet Julian Alvarez./Telegrafi/

telegrafi sport app