LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi do ta ulë çmimin e kërkuar për Odegaardin

Real Madridi do ta ulë çmimin e kërkuar për Odegaardin

Real Madridi nuk llogaritë më në Martin Odegaard dhe janë të gatshëm ta shesin në këtë afat kalimtar veror.

Mesfushori suedez kishte disa shanse që të dëshmonte vetën dhe në këtë verë do të largohet nga Los Blancos, pasi nuk ka bindur.


Sipas asaj që raporton ABC, skuadra spanjolle do ta ulë çmimin kërkuar për lojtarin dhe tani janë të gatshëm që të pranojnë rreth 40 milionë euro për të.

Ata kishin kërkuar fillimisht mbi 50 milionë euro, derisa Arsenali mbetet skuadra më e interesuar në të.

Tani, The Gunners e kanë shansin që ta transferojnë Odegaardin në shumën e 40 milionë eurove, por do të përfshihen edhe bonuset dhe një klauzolë e ri-blerjes nga Real Madridi.

Lojtari është i gatshëm që të kalojë në radhët e Arsenalit në këto ditët e fundit të afatit kalimtar. /Telegrafi/