Rusi, macja përdoret për të futur drogë në burg - kapet nga autoritetet

Në Rusi, autoritetet thonë se një mace u përdor për të kontrabanduar drogë në Koloninë Korrektuese Nr. 17 në qytetin e Nizhny Novgorod.
Stafi i sistemit të burgjeve të Rusisë ndaloi macen përpara se ajo të hynte në burg.
Sipas Shërbimit Federal të Ekzekutimit të Dënimeve (FSIN), ajo mbante dy rripa prej pëlhure në qafë.
Brenda tyre ishin fshehur lëndë narkotike të ndaluara, të destinuara për të burgosurit.
Punonjësit e vunë re macen përpara se ajo të hynte në objekt dhe ia hoqën rripat.
Më pas, në vendngjarje mbërriti një polic me një qen, i cili konfirmoi se brenda rripave kishte drogë.
Macja u lirua dhe autoritetet u siguruan se ajo nuk kishte pësuar asnjë lëndim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


































