LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi po përgatitet për transferimin e Aouar në janar

Real Madridi po përgatitet për transferimin e Aouar në janar

Houssem Aouar vazhdon të jetë njëri nga mesfushorët e rinj më të kërkuar në tregun e transferimeve.

Mesfushori francez ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me fanellën e Lyonit dhe është bërë objektiv i skuadrave të mëdha evropiane.


Juventus, Arsenal, Manchester City e Real Madrid e donin atë në verë, por Lyoni këmbënguli për mos ta shitur talentin e tyre.

Paris Saint Germain tani është futur fuqishëm në garë dhe sipas medieve franceze duan ta transferojnë atë në janar.

Por sipas asaj që ka raportuar RMC Sport, Real Madridi ka kthyer fuqishëm interesimin për lojtarin.

Los Blancos nuk duan që ndonjë skuadër tjetër t’ia rrëmbejë objektivin e tyre dhe do të dalin me ofertë në janar për lojtarin.

Dy skuadrat Real Madrid dhe Lyon kanë raporte të shkëlqyeshme mes vete duke marrë parasysh transferimet që janë bërë ndër vite.

Kësisoj kampioni në fuqi i Spanjës shihet si skuadra favorite për ta transferuar Aouarin në janar.

Gjithsesi presidenti i Lyon, Jean-Michael Aulas nuk dëshiron të dëgjojë për ofertat nën 50 milionë euro për yllin e ekipit.

22-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar nëntë ndeshje me fanellën e Lyonit ku ka shënuar dy gola e ka bërë dy asistime.

Trajneri Zinedine Zidane e vlerëson jashtëzakonisht shumë yllin francez dhe e sheh si pasardhësin e Luka Modricit në Madrid. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori