LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi po mendon t’i largojë 15 lojtarë

Real Madridi po mendon t’i largojë 15 lojtarë

Është duke u raportuar se Real Madridi po tenton t’i largojë 15 lojtarë në këtë verë, në mënyrë që ta zvogëlojë sadopak skuadrën e Zinedine Zidanes.

Pas një paraqitje të dobët në sezonin e kaluar, Los Blancos deri më tani kanë shpenzuar mbi 200 milionë euro në pesë transferime si, Eden Hazard, Eder Militao, Rodrygo, Luka Jovic dhe Ferland Mendy.


Derisa i kanë kompletuar këto pesë marrëveshje, Goal.com raporton se madrilenët tani janë të fokusuar që t’i bëjnë disa largime.

Zinedine Zidane (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Marcos Llorente ishte lojtari i parë që u largua nga Santiago Bernabeu, pasi e kompletoi transferimin te Atletico Madridi për 30 milionë euro.

Gareth Bale është një tjetër lojtar që nuk po pëlqehet nga trajneri francez, gjersa i ka bërë me dije të kërkojë një klub të ri.

Zyrtare: Llorente kalon testet mjekësore, bëhet lojtar i ri i Atletico Madridit
Lexo po ashtu Zyrtare: Llorente kalon testet mjekësore, bëhet lojtar i ri i Atletico Madridit

Raul de Tomas dhe James Rodriguez, janë po ashtu në listën e largimeve, ndërsa atyre do t’u bashkëngjiten edhe Keylor Navas dhe Lucas Zidane.

Lojtarët e tjerë që do të largohen janë: Dani Ceballos, Mateo Kovacic, Martin Odegaard (huazim), Isco, Borja Mayoral, Sergio Reguilon, Jesus Vallejo, Theo Hernandez dhe Brahim Diaz (huazim). /Telegrafi/