eksperti-banner

Real Madridi ishte klubi i vetëm në Evropë që nuk bëri asnjë transferim në afatin kalimtar veror.

Los Blancos janë duke planifikuar që të bëjnë transferime të mëdha në verën e vitit 2021, derisa në këtë që shkoi larguan disa lojtarë.


Sipas asaj që raporton Marca, Florentino Perez i ka bërë me dije Zinedine Zidanes se nuk do të ketë përforcime as në janar.

9.mbappe

Në afatin kalimtar dimëror mund të ndodhin edhe disa largime, në mënyrë që rritet buxheti për prurjet e reja.

Kështu, Real Madridi mund të shkojë me të gjitha forcat ekonomike për transferimin e Kylian Mbappes prej Paris Saint-Germainit dhe Eduardo Camavingas nga Rennes.

Klubi mbretëror nga vera që shkoi arkëtoi afro 200 milionë euro nga shitjet dhe huazimet e bëra, e që kjo gjë mund t’u ofrojë komoditetin për afrimin e dy lojtarëve francezë. /Telegrafi/

eduardo camavinga rennes 8huzt9wciua11mn9q1yi9aok8

telegrafi sport app