Të gjitha llogaritë e klubeve për sezonin e shkuar janë bërë publike, ku shihet se Real Madridi është mbi Barcelonën sa i përket të ardhurave të zakonshme të marra.

Los Blancos kanë fituar 748.04 milionë euro krahasuar me 686 milion të Blaugranave.


Barcelona mori 227 milion euro nga transferimi i Neymar dhe të tjerëve, ndërsa Real Madridi mori 54.21 milionë euro për shitjen e Morata.

Rritja e Realit vjen nga të ardhurat që korrespondojnë me garat ndërkombëtare dhe ndeshjet miqësore.

Real Madridi Leganes Real Madrid (Getty Images)

Lojërat e Ligës së Kampionëve kontribuuan me 85.46 milionë euro, 4 milionë për Superkupën spanjolle dhe Kupën e Botës për Klube dhe 18.54 milionë euro u siguruan nga turneu veror.

Të drejtat televizive përbënin 178.4 milionë euro, por marketingu është ai që komandon më shumë me 297 milionë euro (26 milionë nga Adidasi).

15368287064908 Adidas, sponsor i Real Madridit

Real Madridi dhe marka gjermane po negociojnë për një kontratë të re dhe të madhe, ku spekulohet se do të jetë shuma më e madhe ndonjëherë e paguar për një klub futbolli.

Ka pasur shumë spekulime se Florentino Perez do të kërkojë nga Kuvendi për rinovimin e stadiumit (550 milionë euro).

Sponzorizimi i stadiumit mund të sjellë një kontratë të majme, ndërsa gjithashtu në pritje është rinovimi i kontratës edhe me sponsorin kryesor të subjektit, në këtë rast Emirates.

gjykata ndalon rinovimin e bernabeut hd

Por edhe sukseset sportive pritet të sjellin me vete shpërblimet e vazhdueshme për lojtarët.

Të katër titujt e arritur në sezonin e kaluar kanë nënkuptuar një pagesë prej 56 milion euro, për të cilën gjashtë milionë shkojnë për basketbollin; ACB League dhe Euroleague.

Pagat dhe blerjet shkuan në nivel të kontrollit financiar që UEFA e ka përcaktuar.

Në total kjo shkoi në 534 milionë euro, apo 71 për qind e buxhetit, por kjo nuk krahasohet me atë të Barcelonës që është 84 për qind. /Telegrafi/

telegrafi sport app