LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi luan për fitore te Getafe, formacionet zyrtare

Real Madridi luan për fitore te Getafe, formacionet zyrtare

Getafe dhe Real Madridi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në La Liga.

Los Blancos janë mysafir të Getafes në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “Coliseum Alfonso Perez” nga ora 21:00.


Ekipi i Carlo Ancelottit vjen nga një barazim me Osasunan dhe pret të rikthehet te fitorja për ta rrëmbyer përsëri pozitën e parë.

Në anën tjetër, vendasit vijnë nga një humbje pas dy fitoreve radhazi dhe duan gjithashtu të kthehen te rezultatet pozitive para tifozëve të tyre.

Ancelotti ka vendosur të bëjë disa ndryshime në formacion për këtë ndeshje.

Getafe: Soria; Djene, Angileri, Milla, Domingos, Unal, Alena, Algobia, Mayoral, Damian, Mitrovic

Real Madrid: Lunin; Carvajal, Militao, Rudiger, Alaba; Modric, Tchouameni, Camavinga; Valverde, Rodrygo, Vinicius Jr;  

/Telegrafi/