LAJMI I FUNDIT:

“Real Madridi i kërkon gjithmonë më të mirë, andaj transferimi i tij nuk do të më befasonte” – kështu thotë Kroos për Mbappen

“Real Madridi i kërkon gjithmonë më të mirë, andaj transferimi i tij nuk do të më befasonte” – kështu thotë Kroos për Mbappen

Toni Kroos nuk do të befasohej nëse Real Madridi do të nënshkruante me Kylian Mbappen për shkak të faktit se Los Blancos janë të njohur për joshjen e lojtarëve më të mirë në botë.

Mesfushori gjerman u pyet për ardhjen e mundshme të superyllit francez, si dhe Erling Haaland i cili gjithashtu ishte lidhur me Los Blancos në të kaluarën.


“Unë preferoj të flas për nënshkrimet që tashmë janë përfunduar”, ka thënë ai në një intervistë për Bild.

Marrëveshja e ‘fshehtë’ e Mbappes me Real Madridin – Los Blancos tërhiqen nga gara për francezin
Lexo po ashtu Marrëveshja e ‘fshehtë’ e Mbappes me Real Madridin – Los Blancos tërhiqen nga gara për francezin

“Por, meqenëse Real Madridi dëshiron gjithmonë më të mirën, nuk do të isha i befasuar. Pranë tij, Haaland është padyshim lojtari më interesant në treg, dhe për këtë arsye [nuk] do të ishte [i lirë]”.

“Ne nuk duhet të harrojmë se ne jemi në një periudhë ku nuk ka një rrjedhje të pafund parash dhe, në të njëjtën kohë, ne jemi duke përfunduar stadiumin tonë [i cili] nuk është gjithashtu falas”, ka shtuar më tej Kroos.

“A është vendi i duhur për mua?” – Mbappe shton spekulimet për të ardhmen e tij te PSG
Lexo po ashtu “A është vendi i duhur për mua?” – Mbappe shton spekulimet për të ardhmen e tij te PSG

Real Madridi është tejet i interesuar në transferimin e Kylian Mbappes, derisa edhe ky i fundit e dëshiron kalimin në radhët e tyre.

Francezi ka edhe një vit kontratë me PSG-në, andaj është shansi i tyre i fundit që në këtë verë ta shesin atë për të fituar një shumë të parave ose lojtari largohet si i lirë në drejtim të skuadrës spanjolle. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori