LAJMI I FUNDIT:

“A është vendi i duhur për mua?” – Mbappe shton spekulimet për të ardhmen e tij te PSG

“A është vendi i duhur për mua?” – Mbappe shton spekulimet për të ardhmen e tij te PSG

Kylian Mbappe ende nuk është përcaktuar për të ardhmen e tij, derisa është në mes të dy rrugëve.

Paris Saint-Germain dëshiron që lojtari të rinovojë sa më parë kontratën, duke nënshkruar për së paku edhe tri vite të tjera.


Në anën tjetër, është Real Madridi që po i kërkon shërbimet e tij, por që 22-vjeçari ende nuk ka përcaktuar të ardhmen e tij dhe e ka vënë së fundmi në dyshime për te PSG.

Al Khelaifi i sheh Real Madridin dhe Barcelonën si armiq të PSG-së
Lexo po ashtu Al Khelaifi i sheh Real Madridin dhe Barcelonën si armiq të PSG-së

“Nuk kam nevojë të nxitohem. Unë duhet të marr vendimin e duhur, i cili është i vështirë, dhe t’i jap vetes çdo mundësi për të vendosur mendjen time”, ka thënë Mbappe për France Football.

“Jam në një vend ku më pëlqen vetja, ku ndihem mirë. Por, a është ky vendi më i mirë për mua? Nuk e kam ende përgjigjen”.

Benzema tashmë ka filluar punën se si të bind Mbappen t'i bashkohet Real Madridit
Lexo po ashtu Benzema tashmë ka filluar punën se si të bind Mbappen t'i bashkohet Real Madridit

“E di që një projekt me ose pa mua nuk është krejt i njëjtë për klubin. Por, PSG i kupton ndjenjat e mia. Ndoshta edhe sepse ata e dinë që unë nuk do të përvidhem”.

“Të jesh një lojtar i shkëlqyeshëm gjithashtu dëshmon veten jashtë fushës, ku duhet të dish t’i bësh gjërat pastër dhe me klasë”, ka shtuar më tej Mbappe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Serie A
Kalo në kategori