LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi ka marrëveshje me Alcantaran?

Real Madridi ka marrëveshje me Alcantaran?

Klubi spanjoll, Real Madridi thuhet se ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Bayern Munichut, spanjollin Thiago Alcantara.

Mbretërit janë në kërkim të një mesfushori të ri para fillimit të sezonit 2018/19 pas largimit të Mateo Kovacic te Chelsea dhe të ardhmes së pazgjidhur te Luka Modricit.


Sipas mediumit Onda Cero, Real Madridi ka rënë dakord për një marrëveshje me mesfushorin e Bayernit, Alcantara.

Alcantara në krye të listës së Real Madridit
Lexo po ashtu Alcantara në krye të listës së Real Madridit

Ky stacion i radios pohon se ish-lojtari i Barcelonës është opsioni i preferuar i trajneri Julen Lopetegui, për të zëvendësuar kroatin Kovacic.

Alcantara mund të shihet edhe si zëvendësim i Modricit nëse kroati largohet (Getty Images)

Thiago është i njohur mirë nga Lopetegui, pasi ka luajtur nën drejtimin e tij për ekipin kombëtar spanjoll dhe trajneri dëshiron ta ketë përsëri nën urdhrat e tij.

Onda Cero raporton se është arritur një marrëveshje me lojtarin dhe tani ajo vetëm ka nevojë të vuloset nga Bavarezët.

Real Madridi nuk beson në qëndrimin e Luka Modricit, ka gati listën me tre emra
Lexo po ashtu Real Madridi nuk beson në qëndrimin e Luka Modricit, ka gati listën me tre emra

27-vjeçari kuptohet se është i interesuar për një rikthim në Spanjë, ku ai erdhi nga akademia e famshme e Barçës, La Masia, përpara se të përparonte në ekipin e parë dhe është i etur për një sfidë të re në La Liga.

Thiago ka një kontratë me Bavarezët deri në qershor të vitit 2021, dhe transferimi i tij thuhet se do të kushtonte rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori