Real Madridi interesohet për Icardin, synon t’ia rrëmbejë PSG-së nga duart
357:"MADRID, SPAIN - NOVEMBER 26: Mauro Icardi of Paris Saint-Germain is challenged by Thibaut Courtois of Real Madrid who receives a red card which is rescinded following a VAR review during the UEFA Champions League group A match between Real Madrid and Paris Saint-Germain at Bernabeu on November 26, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images) 12:"Getty Images
Klubi i madh spanjoll, Real Madridi ka kthyer në radar përsëri yllin nën pronësi të Interit, sulmuesin Mauro Icardi, i huazuar te Paris Saint-Germain.
Sipas mediumit të afërt me klubin zikatër FCInterNews, Mbretërit kanë bërë kërkime në lidhje me situatën kontraktuale mes PSG-së dhe Interit në lidhje me Icardin.
Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo është i prirur ta bëjë Icardin një nënshkrim të përhershëm sa më shpejt që është e mundur dhe tashmë ka një marrëveshje për ta sjellë atë për 70 milionë euro.
Megjithatë, një marrëveshje e përhershme kërkon pëlqimin e Icardin dhe interesi nga Reali mund të bëhet një faktor ndërlikues.
Icardi po përjeton super-formë te PSG (Foto: Twitter/Paris Saint-Germaini)
Me Edinson Cavanin afër largimit nga Parc des Princes, PSG duan t’i japin Icardit një rol qendror në ekip.
Leonardo është i gatshëm t'i ofrojë atij një kontratë pesë-vjeçare, por presidenti i Realit, Florentino Perez duket se do t’i vështirësoj gjërat. /Telegrafi/