Real Madridi heq dorë nga ylli i Interit, dy arsyet që bllokuan transferimin

Real Madridi ka hequr dorë nga ideja për të transferuar mbrojtësin italian, Alessandro Bastoni, pavarësisht se ai ishte një nga objektivat e kërkuara nga trajneri Jose Mourinho.
Sipas raportimeve të Diario AS, negociatat nuk avancuan për shkak të kërkesave të larta financiare të Interit, si dhe hapësirës së kufizuar në skuadrën e madrilenëve.

Interi e kishte vlerësuar Bastonin në të paktën 70 milionë euro, shumë që Real Madridi e konsideroi tepër të lartë për të finalizuar marrëveshjen.
Për më tepër, vetë mbrojtësi italian nuk kishte shfaqur urgjencë për t'u larguar nga klubi zikaltër, duke e bërë edhe më të vështirë realizimin e transferimit.
Në anën tjetër, një faktor vendimtar ishte edhe situata brenda skuadrës së Real Madridit.

Vazhdimi i Raul Asencios në ekipin e parë uli nevojën për një tjetër qendërmbrojtës dhe, njëkohësisht, kufizoi hapësirën në buxhet për një transferim të ri.
Për këtë arsye, Mourinho është detyruar të vazhdojë me opsionet që ka aktualisht në dispozicion, teksa Real Madridi përgatitet për debutimin në Ligën e Kampionëve.
Bastoni, ndërkohë, pritet të vazhdojë të jetë një nga shtyllat e Interit, të paktën për momentin. /Telegrafi/










































