LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi bën ofertë zyrtare për Haaland, i ofron Dortmundit para plus një futbollist për norvegjezin

Real Madridi bën ofertë zyrtare për Haaland, i ofron Dortmundit para plus një futbollist për norvegjezin

Erling Haaland është objektivi kryesor i Real Madridit për repartin ofensivë.

Sulmuesi norvegjez ka shkëlqyer në dy vitet e fundit, fillimisht me RB Salzburg e tani edhe me Borussia Dortmundin.

20-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë fantastike, ku në 12 ndeshje zyrtare ka shënuar 15 gola e ka bërë tre asistime.

Real Madrid prej kohësh është duke e përcjellë lojtarin, ndërsa sipas mediave në Spanjë dhe Gjermani ata tanimë kanë bërë ofertë zyrtare për të.

Los Blancos kanë ofruar 70 milionë euro për norvegjezin, plus shërbimet e sulmuesit serb Luka Jovic.

Dortmund është duke menduar para se të rikthejë përgjigje në drejtim të klubit spanjoll.

Kujtojmë që klubi gjerman dhe ai spanjoll kanë raporte jashtëzakonisht të mira, ku ndër vite kanë bashkëpunuar në transferimin e futbollistëve.

Gjithsesi Reali nuk do ta ketë të lehtë transferimin e Haaland, pasi për të ka interesim edhe nga Bayern Munich, Paris Saint Germain, Manchester City e Manchester United. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024

Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024

Përfaqësueset
UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë

UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë

Kombëtarja e Shqipërisë
Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Përfaqësueset
Anglia e nis me fitore në Euro 2024 dhe merr kryesimin e grupit

Anglia e nis me fitore në Euro 2024 dhe merr kryesimin e grupit

Përfaqësueset
Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

La Liga
Notat e lojtarëve, Serbi 0-1 Angli: Bellingham lojtar i ndeshjes, Kane dëshpëron

Notat e lojtarëve, Serbi 0-1 Angli: Bellingham lojtar i ndeshjes, Kane dëshpëron

Përfaqësueset
Kalo në kategori