LAJMI I FUNDIT:

Reagim i SC Gjilanit: Kampionati duhet të vazhdojë, por nëse përfundohet atëherë ne do të luajmë në Evropë

Reagim i SC Gjilanit: Kampionati duhet të vazhdojë, por nëse përfundohet atëherë ne do të luajmë në Evropë

SC Gjilani ka dalë me një reagim ku kërkon vazhdimin e kampionatit në Ipko Superligën e Kosovës.

Së fundmi debati i adhuruesve të futbollit është zhvendosur në Ipko Superligë, ku ende nuk është marrë ndonjë vendim nëse do të ndërpritet apo do të vazhdohet.


Minstria e Shëndetësisë ka bërë të qartë se ngjarjet sportive mund të rifillojnë vetëm në fazën e tretë, pas 1 qershorit.

Por për klubet kjo fazë duket vonë, me disa që janë pro vazhdimit të kampionatit dhe disa të tjera që kërkojnë të ndërkrehet menjëherë.

Gjithashtu klubi gjilanas ka thënë se janë pro vazhdimit, por nëse merret vendim për tu ndërprerë, atëherë ata do të jenë skuadra e tretë që do ta përfaqësojnë Kosovën në garat evropiane.

Reagimi i plotë dhe pa ndërhyrje i SC Gjilanit:

Duke ndjekur me vëmendje debatet e fundit lidhur me mundësinë e vazhdimit të kampionatit, jemi të obliguar që së pari tifozëve tanë dhe opinionit publik të ju ofrojmë qëndrimin e klubit.

SC Gjilani insiston që kampionati të vazhdoj dhe të përfundoj në fushë sa më parë që të jetë mundur dhe e lejuar nga organet kompetente.Kërkojmë që Kampioni të caktohet në fushë e jo në tavolinë, qoftë duke përfunduar 11 xhirot e mbetura, apo edhe duke vazhduar garën në formë të Play Off-it.
Për ne është shumë më e ndershme që kampionati të përfundojë në fushë.

Një qështje tjetër që është diskutuar ditëve të fundit është dhe mundësia e pjesëmarrjes së ekipeve kosovare në garat europiane për sezonin 2020/2021.
Pa marrë parasysh deklarimet e pa matura dhe tendencioze të ndonjë zyrtari (të pa ditur) të FFK-së dhe deklaratat e klubeve që kanë interesa të tyre, ne e informojmë opinionin publik se në rast se ndërprtitet kampionati, SC Gjilani do të jetë ekipi i tretë që do të marrë pjesë në garat europiane.

Kjo qështje është e rregulluar saktë në Rregulloren e Garave te FFK-së 2019/2020, ku përcaktohet renditja tabelare e klubeve pas 22 xhirove.
Pasi që në këtë kampionat janë zhvilluar 22 xhiro dhe orari i fazës së tretë përpilohet varësisht nga rezlutatet e 22 xhirove paraprake, atëhere në bazë të Regullores së Garave 2019/2020, SC Gjilani është renditur në pozitën e tretë dhe me meritë i takon plasmani në garat europiane.

Sqarimet e tjera për opinionin do ti ofrojmë ditëve në vazhdim duke ofruar shembuj edhe nga antarë të tjerë të UEFA-së, se si kanë vendosur për qështje të ngjashme.
Të gjitha palët e interesuara për informacione lidhur me pjesëmarrjen në garat europiane, ju lusim ti referoheni Rregullorës së Garave 2019/2020 dhe jo rregulloreve të vjetra.

SC Gjilani mbetet me shpresë dhe dëshirë që sa më parë te rifillojë kampionati dhe të takohemi ne terrenet sportive, ku do të përcaktohej epilogu final i këtij kampionati. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

Premier League
Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori