LAJMI I FUNDIT:

Rashica nuk ka marrëveshje me Leipzigun, por Bild zbulon se te Bremeni ka ardhur një ofertë zyrtare nga Anglia për yllin kosovar

Rashica nuk ka marrëveshje me Leipzigun, por Bild zbulon se te Bremeni ka ardhur një ofertë zyrtare nga Anglia për yllin kosovar
Milot Rashica (Foto: Oliver Hardt/Getty Images/Guliver)

Milot Rashica brenda disa ditëve pritet të bëhet me skuadër të re.

Sulmuesi kosovar prej kohësh kërkohet nga shumë skuadra, por ende nuk ka ardhur oferta e duhur te Werder Bremeni për të.

Edhe pse spekulohej për një kalim të mundshëm te RB Leipzig, një gjë e tillë është mohuar nga gazetari i specializuar për transferime, Fabrizio Romano.

“Milot Rashica nuk ka pasur kurrë ndonjë marrëveshje për t’u bashkuar me RB Leipzig”, ka shkruar Romano.

Ai ka treguar se ka ardhur një ofertë zyrtare nga Aston Villa prej 18 milionë eurove për lojtarin.

“Aston Villa ka bërë një ofertë zyrtare për të nënshkruar me anësorin e ri sipas asaj që ka raportuar Bild Sport”.

“Rashica dëshiron të luaj në Ligën Premier. Bisedimet po vazhdojnë”, thuhet në shkrimin e Romanos.

Gjithnjë sipas asaj që ka raportuar Bild, klubi anglez i ka bërë ofertë zyrtare Werderit prej 18 milionë euro për kosovarin.

Gjithsesi bisedimet mes dy skuadrave po vazhdojnë, edhe pse Werder pretendon të fitojë 25 milionë euro nga shitja e Rashicës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori