Manchester United ka fituar 1-0 në shtëpi ndaj Crystal Palaces në kuadër të javës së 15-të në Ligën Premier.

Pjesa e parë kishte disa raste të mira për të dyja skuadrat, mirëpo asnjëra prej tyre nuk arritën t’i konkretizonin ato.

45 minutat e dytë filluan me një ritëm si ata të parët, por Unitedi arriti ta tunde rrjetën e mysafirëve në minutat e fundit të takimit.

Ishte minuta e 77-të, kur Fred pranoi një asistim nga Mason Greenwood, për të realizuar për 1-0.

Unitedi me këtë fitore ngjitet në vendin e gjashtë me 24 pikë, tre më pak se West Hami që është në të katërtin.

Në javën e 16-të, Manchester United do të ketë punë me Norwichin e Milot Rashicës. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore