LAJMI I FUNDIT:

Ramos i nervozuar për fishkëllimat në finale të Kupës së Botës për Klube, besohet se ato ishin për shkak të incidentit me Salah në finale të LK-së

Ramos i nervozuar për fishkëllimat në finale të Kupës së Botës për Klube, besohet se ato ishin për shkak të incidentit me Salah në finale të LK-së
Foto: Getty Images/Guliver

Se tifozët e futbollit mbajnë mend shumë, me raste me shumë se që duhet, shembulli më i mirë është Sergio Ramos.

Spanjolli aktualisht është një nga lojtarët më të urryer në botën e futbollit pasi gjatë një dueli në finale të Ligës së Kampionëve të sezonit 2017/18 lëndoi Mohamed Salahun.


Egjiptiani është një nga futbollistët më të dashur aktualisht në botë dhe nga kjo kapiteni i Los Blancos ka qenë cak i shumë kritikave.

Momenti kur Mohamed Salah ishte lënduar në finale të LK-së gjatë duelit me Sergio Ramosin (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Kjo ndodhi edhe në finale të Kupës së Botës për Klube, ku Reali luajti në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, vend ku ylli egjiptian i LFC-së është shumë i popullarizuar.

Skuadra e Santiago Solarit fitoi me rezultat 4-1 ndaj Al Ain, por ishte Ramos ai që u fishkëllua gjatë gjithë takimit sa herë që kishte topin, brohoritet drejt tij u rrit në mas të madhe kur u ndëshkua me karton të verdhë.

Sergio Ramos i pakënaqur nga vendimi i gjyqtarit për ta ndëshkuar me karton të verdhë (Foto: Francois Nel/Getty Images/Guliver)

Edhe pse Ramos është një profesionit mjaftueshëm për ta kuptuar se kjo është diçka pjesë e futbollit, ai është lodhur nga fishkëllimat drejt tij.

Sergio Ramos festën e golit ia dedikoi atyre që e fishkëlluan (Foto: Francois Nel/Getty Images/Guliver)

“Fishkëllimat janë të pashpjegueshme. Mendoj se duhet respektuar njerëzit nga bota e futbollit”, ka thënë 32-vjeçari pas ndeshjes.

Reali fitoi këtë Kupën e Botës për Klube për herë të tretë radhazi dhe më shumë se çdo gjë, në fund sukseset janë ato që mbahen mend. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori