LAJMI I FUNDIT:

Ramë Lahaj gjobitet nga Policia e Kosovës për shkak të mos respektimit të rregullave në komunikacion

Ramë Lahaj gjobitet nga Policia e Kosovës për shkak të mos respektimit të rregullave në komunikacion
Foto: Ramë Lahaj/Instagram

Tenori i famshëm kosovar, Ramë Lahaj, këto ditë ka qenë një emër mjaft i përfolur në mediat vendore.

Ditë më parë, ai u dekoruar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, me dekoratën e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.


https://www.instagram.com/p/BieKMxtBXcU

Tenori Lamaj është një emër mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e tij.

Përderisa ka qëndruar këto ditë në Kosovë, Rama është përballur edhe me një gjobë nga Poliocia e Kosovës.

https://www.instagram.com/p/BhOPhjRncQ5

Gjatë ditës së sotme, teksa po voziste në komunikacion, për mos respektim të rregullave, ai është dënuar nga Policia me një gjobë prej 200 eurosh.

Këtë, ai e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar se dënimi i ka ardhur shumë shtrenjtë.

Lahaj: Jam i interesuar të zbuloj talent të rinj (Video)
Lexo po ashtu Lahaj: Jam i interesuar të zbuloj talent të rinj (Video)

“Dënimi sa vet rroga e policit”, ka shkruar Lahaj në InstaStory. /Telegrafi/

Foto: Ramë Lahaj/InstaStory